Rikonstruimi në disa pjesë të Muzeut

Prej tvteuta14:44, 13 Janar 2023

Në muajin e parë të këtij viti vizituam Muzeun e Ulqinit, vend ky i rëndësishëm për qytetin tonë ku ruhen shumë trashëgimi kulturore.

Pak kohë më parë kanë filluar edhe me rikonstruimin e disa pjesëve të Muzeut, për  Televizionin Teuta u shpreh udhëheqësi i Muzeut Gazmend Kovaci se ato janë drejtë përfundimit , dhe se do ketë shumë risi në perfundim te punimeve.

“Ajo që është me rëndësi të theksohet është se jemi duke punuar edhe me rikonceptimin e  të hyrave të Muzeut dhe biletat, pas këtyre punimeve bileta e cila ka qenë 3,00 euro për individ do të bëhet 5,00.euro , kurse 2,00 euro do të jetë aparati i autoguidës në mënyrë që turistët ta kenë mundësi ta marrin aparatin sqarues brenda Mzeut”, deklaroi Kovaçi.

 

  • 1

    Radio