Aktuale Më shumë

Resulbegu: Organet komunale me standarte të dyfishta

Prej tvteuta13:09, 11 Korrik 2023

Qytetari Asllan Resulbegu sipermarrës i Hotelit ‘Pirate’ u anku pranë Televizionin Teuta për Shërbimet Komunale në qytetin e Ulqinit.

Ai thotë se pranë objektit të tij në Kala, vendet e parkimit zaptohen nga të tjerët që nuk e paguajnë, ndërsa ato që kanë pagesë vjetore mbesin pa vende të lira.

“Dua që me anë të këtij reagimi të bëj të qartë se shërbimi i parkimit i cili bën shitjen e biletave vjetore për parkim, për të njëjtat kërkon para shtesë çka nuk është në përputhje me rregulloren. Kjo sidomos ‘vlen’ për ato qytetar që nuk janë politikisht të përshtatshëm sepse rregullat nuk vlejnë për të gjithë njësoj.”

Në anën tjetër policia komunale në bazë të principeve të njëjta vepron lidhur me vendosjen e reklamave në qytetin e vjetër duke i ndarë njerzit në “tanët dhe të tjerët” edhe pse të gjithë paguajnë tatime shtoi më tej ai. “Deri sa të jetë kështu dhe të veprohet në bazë të ndasive politike ne si shoqëri nuk do të përparojmë” thotë Asllan Resulbegu.

  • 1

    Radio