Sociale Më shumë

Resulbegoviq: Vaksina kineze Sinovac e sigurt

Prej tvteuta11:08, 16 Mars 2021

Deri para dy javëve Turqia ishte e mbyllur, shkollat punonin online, lokalet, dyqanet, teatrot dhe të tjerët nuk punonin. Lëvizjet ishin të ndaluara pas orës 21:00 si dhe gjatë fundjavës, dhe nëse këto rregulla nuk respektoheshin atëherë gjobat shkonin rreth 350 euro, thotë Vjollca Resulbegoviq e cila jeton në Ankara. Përndryshe, Resulbegoviq është praktikante e mjekësisë, dhe punon si anesteziologe në spital. Ajo për Tv Teuta tregoi se me çfarë ballafaqohen çdo ditë, si dhe për  ndikimin pozitiv të vaksinimit. Ajo thotë se me marrjen e vaksinës banorët e Turqisë janë më të sigurtë dhe rastet pozitive janë më të pakta. Vlen të theksohet, tha Resulbegoviq, se vaksina kineze Sinovac është treguar shumë efektive pas testimeve të kryera. Ajo apelon tek të gjithë që të vazhdohet të tregohet kujdes në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit.

 

AKZ

  • 1

    Radio