Kulturë Më shumë

REAGIM I BL VLLADIMIR DHE OJQ “ORA”

Prej tvteuta10:29, 14 Korrik 2015

Bashkësia lokale Vlladimir dhe Shoqata “Ora” reagojnë në lidhje më organizimet e ceremonive fetare në objektet kulturore-historike që gjenden në Qytetin e Vjetër të Shasit të cilat janë publikuar në disa media të shkruara.Qyteti i Shasit me shtresat kulturore arkeologjike që njihen deri më sot dëshmojnë rrjedhën e jetës në një periudhë prej rreth 8000 viteve.Bashkësia locale Vlladimir dhe Shoqata Ora në bashkëpunim më institucionet kompetente do të finalizojë,vënien në administrim e të gjithë lokalitetit arkeologjik të Shasit ashtu siç obligon ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,- thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkësisë locale Vlladimirit dhe të Shoqatës “Ora”.

  • 1

    Radio