Qytetarët e Tuzit sot zgjedhin pushtetin lokal

Prej tvteuta08:46, 5 Mars 2023

Për herë të dytë që kur morën statusin e komunës së pavarur, qytetarët e Tuzit zgjedhin pushtetin lokal. Në zgjedhjet e sotme në këtë komunë do të garojnë katër koalicione dhe tri lista të pavarura. Të drejtë vote do të kenë 12.387 votues, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Në zgjedhje marrin pjesë:

Koalicioni Shqiptar Së bashku (Partia Demokratike – Forca)

Forumi Shqiptar (Alternativa Shqiptare – Aleanca Demokratike e Shqiptarëve – Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve)

Demokratët – Së bashku jemi më të fortë

Rruga e drejtë (Partia Demokratike e Socialistëve – Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve – Partia Boshnjake – Socialdemokratët)

Partia Popullore Socialiste – Të nderuar Tuzi

Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – Për brezat e ardhshëm

Me gjithë zemër për Tuzin (Partia Social Demokrate – Lëvizja për Tuzin)

  • 1

    Radio