Aktuale Më shumë

Qeveria deri sot nuk e ka përkrahjen e Malit të Zi Pozitiv

Prej tvteuta09:56, 23 Janar 2016

Qeveria deri sot nuk e gëzon përkrahjen e Malit të Zi Pozitiv , ka theksuar kryetari i kësaj partie Darko Pajoviq, duke shtuar se nuk konteston dilemën rreth kësaj çështje se si do të votojë me 25 janar. Ai në emisionin e Televizionit  ,,Vjesti ,, “Naçisto” ka theksuar se do të dëshironte që PDS të jetë në opozitë por jo, siç ka theksuar  ai të jetë në pushtet  Fronti Demokratik.

Në pyetjen pse kjo parti e ka shtyrë mbledhjen e këshillit kryesor me të cilën do të sillet vendimi nëse do ti jepte përkrahje qeverisë , Pajoviq ka theksuar se gjatë konsultimeve me miqtë në Parlamentin Evropianë kanë sjellë vendimin që ky qëndrim të merret me 24 janar një ditë para seancës kuvendore.

  • 1

    Radio