Aktuale Më shumë

Qarkullim i lartë në autostradë dhe Sozinë

Prej tvteuta17:10, 26 Mars 2023

Që nga fillimi i këtij viti në autostradën Princesha Ksenia kanë kaluar 385.68 mijë automjete. Sipas të dhënave të kompanisë Monteput, e cila menaxhon pjesën prioritare të autostradës, qarkullimi i automjeteve në periudhën prej 17 deri më 23 mars ka qenë 34,54 mijë.

Qarkullim i lartë i automjeteve është regjistruar edhe në tunelin Sozina. Në periudhën 17-23 mars kanë kaluar 52.41 mijë automjete, kryesisht vetura. Sipas Monteput, që nga fillimi i këtij viti në tunel kanë kalaur 552.39 mijë automjeteve. Rekordi i kalimeve u regjistrua vitin e kaluar, kur në këtë tunel kaluan 3.07 milionë automjete.

  • 1

    Radio