Aktuale Më shumë

Punëtori për personat e verbër dhe invalid

Prej tvteuta13:57, 9 Mars 2023

Organizata e të verbërve për Tivar dhe Ulqin ka organizuar në sallën e Kuvendit Komunal  punëtorinë e pestë edukative, “Jeta e pavarur e personave të verbër dhe invalid në komunitet”.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: “Kontributi në një shkallë më të madhe të integrimit social të personave me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore nëpërmjet përmirësimit të formave joinstitucionale të mbështetjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në një kuptim më të gjerë”, thotë Veselin Joketiq, kryetar I shoqatës së të verbërbe.

Në përputhje me aktivitetet e projektit, është planifikuar të organizohen gjashtë punëtori edukative njëditore “Jeta e pavarur e personave të verbër dhe invalid në komunitet”. Pjesëmarrësit e seminarit do të kenë mundësinë të mësojnë se si të kryejnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e tyre të përditshme dhe gjithçka tjetër që çon në realizimin e shkallës më të lartë të mundshme të pavarësisë së personave me aftësi të kufizuara.

  • 1

    Radio