Sociale Më shumë

Publikohen video të incidentit në Bijello Pole, neser protesta kundër arrestimeve të të dyshuarve

Prej tvteuta22:53, 21 Mars 2021

Pas shume denoncimeve ndaj sulmit në gazetarin Sead Sadikoviq të nisura nga adresa të shumta institucionale, politike, mediatike dhe ndërkombëtare, sot pasdite  nga portali CDM është publikuar një video në të cilën është regjistruar ngjarja se si ka ndodhur incidenti, mirëpo në këtë video mungon një pjesë e cila supozohet se është pjesa kryesore e sulmit fizik, për të cilën pjesë Drejtoria e policisë ende nuk është deklaruar. Ata të cilët e kanë publikuar videon kanë deklaruar se Sadikoviq ka vrapuar pas një veture dhe e ka rrembyer flamurin malazias, mirëpo për shkak të xhirimit të paqartë mjaftueshëm, mbetet të pritet përgjigja e Drejtorisë së policisë se çka ka ndodhur në të vërrtetë me datën 20 mars në qendër të Bijello Poles.

Ndërkaq, neser në ora 12.00 para ndërtesës së Gjykatës themelore shtetërore në Bijello Pole, do të mbahet protesta për shkak të paraburgimit të Nermin Omeroviq dhe Edin Dizdareviq, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar gazetarin Sead Sadikoviq, kështu ka deklaruar Edis Omeroviq në profiling e tij në Facebook, transmeton portali CDM.

Omeroviq në facebook I fton qytetarët që të përkrahin protestën dhe thekson: “Sepse neser, fëmiu juaj, shoku ose miku, mund të jetë viktima e tajkunëve mediatik dhe viktimave të rrejshme të gazetarëve”, transmeton CDM.

  • 1

    Radio