Aktuale Më shumë

PSP pranë përçarjes?

Prej tvteuta10:03, 28 Dhjetor 2016

Partia Socialiste Popullore po shkon gjithnjë e më tepër drejt përçarjeve serioze brenda saj, çka u bë evidente pas refuzimit të deputetit Aleksandër Damjanoviq për të përkrahur formimin e klubit të këshilltarëve, shkruan Pobjeda.

Sipas kësaj gazete, e cila citon burime pranë partisë, gjërat kanë eskaluar përtej mundësisë që përsëri të kthehen në normalitet, edhe nëse kryetari Srgjan Miliq përkrah modalitetet e tjera për formimin e pushtetit në Kotorr. Situata u përkeqsua edhe më tepër pas njoftimeve se Damjanoviq është në bisedime për të kaluar në klubin e këshilltarëve të Frontit Demokratik, pka nuk do të thotë edhe heqje dorë nga lufta për dominimi brenda partisë, thonë këto burime.

  • 1

    Radio