Aktuale Më shumë

Prokuroria të hetojë se kush po e çon Montefarm në falimentim

Prej tvteuta09:22, 24 Dhjetor 2021

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Malit të Zi (FZOCG) i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë se kush dhe si e solli sistemin shëndetësor në një pozitë të varur dhe të kontrolluar, të gjitha me qëllim falimentimin dhe privatizimin e farmacisë  shtetërore Montefarm.

Nga Fondi, në krye të të cilit është Dragosllav Shqekiq, kanë thënë se se udhëheqësit e mëparshëmetë Montefarm, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit e çuan këtë farmaci shtetërore thuajse në faliment.

Ata theksojnë se situata është e tillë që Montefarm nuk mund të importojë, por duhet t’i blejë të gjitha barnat nga farmacia me shumicë Glossary, e cila mbi atë bazë ka fakturuar 114 000 000 euro në dy vitet e kaluara.

Ndonëse qytetarët ankohen se disa farmacinuk kanë medikamente të caktuara për tensionin e lartë dhe sëmundjet e zemrës, nga Fondi pretendojnë se nuk ka mungesa dhe se farmacitë janë të furnizuara mirë. Ata thonë se furnizimi i vazhdueshëm me barna në Mal të Zi është prioritet, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, Montefarm dhe Ministrinë e Financave po bëjnë gjithçka në këtë drejtim.

Ata kujtojnë se i gjithë buxheti i Montefarm për këtë vit është 68 milionë euro, ndërsa detyrimet ndaj “Glossary” arrijnë në 61 milionë.

  • 1

    Radio