Pritet stabilizim i furnizimit me ujë
Prej tvteuta15 September 2017
Furnizimi me ujë të pijshëm pritet të stabilizohet sot në orët e vona të pasditës, deklaroi për televizionin Teuta drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës Kanalizime “-Fehim Avdiu. Një defekt në rrjetin e ujësjellësit në zonën e Gaçit , si edhe të një prishje tjetër më e madhe në tubinn kryesor Fi 400 rezultoi me mungesë të ujit për më shumë se 40 orë në mbarë Komunën e Ulqinit. Sipas drejtorit Avdiu intervenimi në prishjen e dytë ka filluar qysh mbrëmë,ndërkohë pritet që sonte deri në orët e vona të kemi stabilizimin e plotë të furnizimit me ujë. Avdiu apeloi tek qytetarët që uji mos të përdoret për pije deri sa të kthijellohet, pasi që ekziston mundësia që në fillim të jetë i turbullt. Sa i përket situatës së përgjithshme të furnizimit me ujë të pijshem, drejtori Avdiu shprehet se është i kënaqur ,e sidomos gjatë sezonit veror kur furnizimi ishte i rregullt.