Sociale Më shumë

Prezantohet masat e reja kundër Covid 19. Pa ndryshime në Ulqin

Prej tvteuta09:49, 18 Mars 2021

Në konferencën e djeshme për media të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, u prezantuan masat e reja kundër përhapjes së virusit korona në disa qytete të vendit. Masat epidemiologjike janë ashpërsuar  në komunat e Nikshiqit, Mojkovacit dhe Bjello Poles, kurse lehtësim të masave ka në Budva dhe Tivat pas rënies së infektimeve ditore.  Këto masa hyjnë në fuqi prej ditës së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri me 23 mars. Në Ulqin dhe qytetet e tjera të vendit nuk ka ndryshim të masave ekzistuese. Qyteti ynë këtë javë ka pësuar rënie të lehtë të infektimeve krahasuar me fillimin e muajit, por infektimet ditore , e sidomos shkalla e vdekjes, mbesin akoma shumë të larta.

  • 1

    Radio