Aktuale Më shumë

Pothuajse 428,000 qytetarë malazezë kanë pasaporta

Prej tvteuta07:52, 28 Shkurt 2023

Gjatë vitit 2022, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Malit të Zi ka lëshuar 68.414 pasaport. Siç u tha, 427.741 shtetas malazezë kanë pasaporta të vlefshme.
“Në periudhën nga 1 janari 2022 deri më 1 janar 2023, kjo Ministri, në përputhje me kërkesat e shtetasve malazezë të paraqitura në njësitë/degët rajonale për çështje administrative, shtetësi dhe të huaj, si dhe përfaqësitë konsullore diplomatike në Frankfurt, New Jorku dhe Beogradi kanë lëshuar 68.414 pasaporta”, njofton MPB.
Në regjistrimin e mëparshëm, të mbajtur në prill 2011, në Mal të Zi ishin regjistruar 620,029 banorë. Sot 427 741 kanë pasaportë.
Në dhjetë vitet e fundit, gati 100 mijë qytetarë kanë nxjerrë një dokument të ri udhëtimi.

  • 1

    Radio