Sociale Më shumë

Policia komunale nuk ka kuadër të mjaftueshëm për të kontrolluar respektimin e masave

Prej tvteuta11:57, 4 Mars 2021

Situata epidemiologjike në komunën e Ulqinit është tejet e rënduar dhe si rezultat i shifrave të larta të të infektuarve është edhe mosrespektimi i masave mbrojtëse, thotë për Tv Teuta Milazim Mustafa, kryeshef i Policisë Komunale. Në kompetencat e tyre bën pjesë kontrolli i hapsirave publike, si parqet apo shetitoret, të cilat mundohen ti kontrollojnë deri në orën 22:00. Fillimisht qytetarëve ju tërheqin vërejtjen, e pastaj nëse vazhdojnë të mos respektojnë rregullat, shqiptojnë edhe gjoba. Mustafa thotë se nuk kanë kuadër të mjaftueshëm për të kontrolluar respektimin e të gjitha masave kufizuese. “Policia Komunale punon me përkushtim të plotë, por nuk kemi kuadro të mjaftueshme. Kërkuam nga Ministria e Financave të na lejojë punësimin e tre policëve komunal, pasi për momentin kemi vetëm pesë punëtorë”, tha kryeshefi Mustafa. Për të ndikuar në tubimin e njerëzve, Policia Komunale ka mbyllur edhe parkun tek Hollegro në Ranë si  dhe atë në Zenelaj.

 

AKZ

 

  • 1

    Radio