Sociale Më shumë

Policia Komunale – Deri tani 17 gjoba për mosrespektim të masave

Prej tvteuta18:36, 13 Mars 2021

Policia Komunale e Ulqinit në bashkëpunim me atë të shtetit vazhdon me kontrolle më rigoroze të respektimit të masave kufizuese për përhapjen e virusit korona.

Koordinatori e Policisë Komunale, Amir Mehmeti, tha për TV Teuta se në periudhën e kaluar kanë ashpërsuar qëndrimin ndaj atyre që nuk respektojnë masat dhe se deri tani kanë dhënë 17 dënime për shkelje të ndryshme.

Përndryshe, tha Mehmeti, ditët e fundit vërehet një përgjegjësi më e madhe në respektimin e masave se sa në periudhën e mëparshme , por akoma ka hapsirë për përmirsim. Në komunën e Ulqinit ka 17 ditë që janë mbyllur lokalet dhe restoranet, kurse që nga e mërkura e kaluar janë mbyllur edhe dyqanet, përveç atyre ushqimor. Megjithatë, numri i infeksioneve ditore me virusin korona vazhdon të mbetet i lartë, kurse rastet aktive kanë një javë që ndodhen në shifrën mbi 500.

B.Çoba

  • 1

    Radio