Aktuale Më shumë

Policia e Ulqinit ngriti kallëzim penal ndaj 6 personave

Prej tvteuta18:33, 9 Mars 2022

Policia e Ulqinit ka ngritur kallëzim penal kundër pesë personave për veprën penale të zaptimit së paligjshme të tokës, ndërsa një person do të përgjigjet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, njoftoi Drejtoria e Policisë. Dyshohet se këta persona në periudhën 2010-2019 kanë zaptuar tokë në bregun e majtë të Adës Bunës, pra në zonën e të Mirave Detare dhe kanë ndërtuar objekte në atë tokë pa miratimin e organit kompetent shtetëror, thuhet në deklaratë.

Policia ka bërë kallëzim penal edhe ndaj personit me inicialet E.I. (16) nga Ulqini nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. “Personi në fjalë gjatë kontrollit të policor, ka tentuar të hedhë një pako me marihuanë, të cilën e kishte blerë më parë nga një person i panjohur.”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio