Sociale Më shumë

Pjesmarrje e madhe në varrimin e Rafet Husoviq

Prej tvteuta19:58, 11 Mars 2021

Ish kryetari i Partisë Boshnjake (BS) dhe ish zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviq, u varros sot në Rožaje në prani të një numri të madh të besimtarëve. Sipas mediave lokale, përveç anëtarëve më të ngushtë të familjes dhe të afërmve të shumtë, në funeral morën pjesë zyrtarë nga Republika e Turqisë, përfaqësues të partive politike dhe personalitete të tjera. Procesi i vorrimit  u drejtua nga Reisi i Bashkësisë Islame të Malin e Zi, Rifat Efendi Fejziq.Pamjet e siguruara nga RTV i Rozhajës tregojnë se tubimi ishte masiv dhe se masat e mbajtjes së distancës fizike dhe ndalimit të tubimeve nuk u respektuan. Husoviq ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 57 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

  • 1

    Radio