Sporti Më shumë

Pergaditjet per turneun mbarekombetar per femije ne futboll

Prej tvteuta20:08, 4 Nëntor 2018

Per te treten here Ulqini do te jete nikoqir i Turneut Nderkombetar ne futboll per femije , organizim ky i cili ne Ulqin do te tuboje reth 75 femije ga Ulqini , Durrësi, Tetova , Peja dhe Bujanoci. Koordinatori i ketij turneu Halil Dali Truma deklaroi per TvTeuta qe ky eshte viti i 15 i organizimit te ketij turneu i cili tradicionalisht tashme zhvillohet ne vende te ndryshme te trojeve shqipatare.
Ky turne tradicionalisht organizohet ne muajin Maj , mirepo me kerkese te Kryetarit te Komunes Loro Ndrekiq eshte vendosur qe te zhvendesot nje muaj me heret me qellim qe te perkoje me shenimin e Dites se Komunes se Ulqinit , qe eshte e shtuna e pare e muajit prill. 
Vetem disa dita me pare me ftese se sportistit Truma , organizatoret e ketij turneu jane takuar me Kryetarin Ndrekiq , nga i cili menjehere kane marre driten jeshile per zhvillimin e ketij manifestimi te rendesishem sportiv ne Komunen e Ulqinit. 
Gjate viteve te kaluara Ulqini vazhdimisht eshte prezantuar ne kete turne , nga i cili gjithmone jane kthyer me pershtypje shume pozitive , duke vecuar ketu mikepritjen.
Koordinatori Truma tregoi per TvTeuta qe pergaditjet per kete turne tashme kane filluar ku eshte zgjedhur grupi punues dhe cdokush e ka te cakutuar rolin e vet . 
Turneu i 15 mbarekombetar ne futboll per femije do te hapet me date 3 prill te vitit te ardhshem dhe do te permbyllet me date 7 te po te njejtit muaj.
 
Qellimi i organizatoreve eshte qe ky turne te jete i nje niveli te larte dhe te mbahet mend per te mire nga ana e mysafireve.

  • 1

    Radio