Aktuale Më shumë

Për sukseset e Nora Gjakovës shkruan EJU

Prej tvteuta17:23, 23 Dhjetor 2021

Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ka shkruar për sukseset e arritura të Nora Gjakovës, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në Tokio.

“Nora Gjakova ka qenë në radarin tonë për shumë vite si pjesë e ekipit të vogël, por të fuqishëm të Kosovës. Jo vetëm që 29-vjeçarja këtë vit fitoi medaljen e parë botërore, por dominoi për ta marrë medaljen e artë olimpike”, ka shkruar EJU.

Nora Gjakova pos të artës në Tokio, fitoi edhe të bronztën në Botërorin në Budapest. Ajo ka përfunduar vitin si e para në renditjen botërore në kategorinë deri 57 kilogramë.

“Suksesi i saj i jashtëzakonshëm e ka lejuar atë të ngrihet në renditje dhe të përfundojë Olimpiadën e saj si numër një në renditje botërore. Ajo i bashkohet koleges së saj Distria Krasniqi që po ashtu përfundoi numër një në renditje botërore”, ka shkruar EJU.

  • 1

    Radio