Pëlqimi i zyrtarëve nuk duhet të jetë kusht për qasje në llogaritë bankare

Prej tvteuta08:34, 5 Mars 2023

Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit duhet të jetë në procedurë parlamentare në fund të prillit ose në fillim të majit, sipas grupit punues përgjegjës për hartimin e atij akti. Disa nga risitë që mund të sjellë ligji janë se Agjencia ka qasje në llogaritë bankare pa pëlqimin e zyrtarit, si dhe se zyrtari është i detyruar të deklarojë pasurinë për fëmijët që nuk jetojnë me të. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit beson se ligji i ri do të përmirësojë punën e tyre. Megjithatë, ata vënë në pikëpyetje mënyrën se si u krijua Grupi Punues.

Ekspertët e Këshillit të Evropës, të cilët janë të përfshirë në hartimin e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, propozojnë që zgjidhja e re ligjore t’i mundësojë Agjencisë qasje në llogaritë bankare pa pëlqimin e një zyrtari publik. Agjencia thotë se e mbështesin një zgjidhje të tillë.

Drejtoresha e agjencisë, Jelena Peroviq, beson se është gjithashtu e zbatueshme dhe e nevojshme të lejohet.

  • 1

    Radio