Aktuale Më shumë

Paralajmërim: Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta sot

Prej tvteuta08:52, 26 Shkurt 2023

Në Mal të Zi sot priten reshje intensive dhe erë e fortë. Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi se gjatë ditës së sotme pritet efekti i aktivitetit ciklonik me qendër në zonën e Gjirit të Gjenovës, i cili do të shkaktojë reshje intensive në territorin e Malit të Zi. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga një deri në 13, temperatura më e lartë ditore prej pesë deri në 16 gradë.

“Si pasojë e efektit të ciklonit, për një kohë të shkurtër (të dielën) priten reshje të dendura shiu në zonën e Malit të Zi, veçanërisht në brendësi malore të Adriatikut dhe rajonit të Orjenit, në zonat qendrore dhe drejtë veriut dhe verilindje të Malit të Zi, kurse nga mesi i ditës, sidomos në veriperëndim në zonat malore, reshje më intensive bore, të mundshme stuhi bore. Në Adriatikun jugor dhe përgjatë bregdetit është i mundur formimi i vranësirave me stuhi-bubullima me kushtet e një moti me stuhi lokale afatshkurtër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Të dielën priten të fryjë erë e fortë jugore, sidomos në bregdet dhe në zonat më të larta në veri, erërat afatshkurtra do të kenë karakter stuhi.

Kjo situatë meteorologjike, theksojnë ata, mund të ndikojë potencialisht në funksionimin normal të sistemeve të infrastrukturës.

  • 1

    Radio