Aktuale Më shumë

Paga mesatare në maj 832 euro

Prej tvteuta14:02, 28 Qershor 2024

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin maj, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 832 euro dhe ishte 0.5 për qind më e lartë se në muajin prill.

Paga mesatare neto në maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shënoi rritje prej 4.9 për qind.

Paga mesatare bruto në muajin maj ishte 1.04 mijë euro.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në maj në krahasim me prillin shënuan një rritje prej 0,1 për qind, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë u rritën me 0,4 për qind”, thuhet në njoftimin e Monstat.

Krahasuar me muajin paraardhës, pagat mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin maj shënuan rritje në sektorët e shërbimeve të akomodimit dhe hotelierisë me dy për qind, furnizimit me ujë, menaxhimit të ujërave të zeza dhe aktiviteteve të shërbimeve administrative e ndihmëse me 1,5 për qind, shëndetësisë dhe kujdesit social 1,3 për qind, industria përpunuese 1,2 për qind, argëtimi artistik dhe aktivitetet rekreative 1,1 për qind.

Rritje shënuan edhe sektorët e ndërtimit dhe transportit dhe magazinimit me nga një për qind, furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0,8 për qind, tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave 0,7 për qind, i informacionit dhe i komunikimit 0,6 për qind dhe i bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit 0,1 për qind.

Rënia e të ardhurave mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin maj krahasuar me muajin prill është shënuar në sektorët financiarë dhe të sigurimeve me 1,7 për qind, biznesin e pasurive të paluajtshme me 0,3 për qind, minierat dhe nxjerrjen e gurëve me 0,2 për qind dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, administratën shtetërore dhe mbrojtja: sigurimet shoqërore të detyrueshme, arsimi dhe veprimtari të tjera shërbimi 0.1 për qind secila.

  • 1

    Radio