Samiti i grave lidere botërore, Vjosa Osmani takon Hillary Clinton
Prej tvteuta29 June 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e grave lidere botërore në Itali. Ajo gjatë dy ditëve të samitit ka pasur diskutime përmbajtësore bashkë me ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera nga bota, të cilat janë shembull i lidershipit transformues. “Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Facebook.