Aktuale Më shumë

Padi penale ndaj ish ministres Bratiq

Prej tvteuta16:04, 1 Shkurt 2023

Mbrojtësi i interesave pronësore dhe ligjore ka paraqitur ankesë në Gjykatën Themelore në Podgoricë kundër ish-ministres së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit Vesna Bratiq, për shkak të shkarkimit të kundërligjshëm të drejtorëve të shkollave.

Në padi mbrojtësi i propozoi gjykatës që për shkak të dëmit material të krijuar, Bratiq të detyrohet të paguajë shumën monetare, e cila do të përcaktohet pas ekspertizës. Në padi, ndër të tjera thuhet se ish ministrja ka shkarkuar më shumë se 140 drejtorë të institucioneve arsimore, dhe se vendimet për shkarkim janë identike si në pjesën e dënimit ashtu edhe në atë të sqarimit.

Ata kujtojnë se drejtorët e shkarkuar kanë bërë padi dhe se tashmë kanë filluar të mbërrijnë vendimet përfundimtare në favor të tyre, të cilat i kanë shkaktuar dëm shtetit.

  • 1

    Radio