Aktuale Më shumë

OT: Vjelja e taksës turistike 55% krahasuar me vitin 2019. Ndikoi mungesa e inspektorëve

Prej tvteuta18:32, 20 Nëntor 2021

Pavarësisht se sipas të dhënave zyrtare, sezoni turistik i këtij viti ishte rekord, taksa e qëndrimit që është mbledhur në Ulqin në vitin aktual është përgjysmuar krahasuar me vitin 2019. Nga Organizata turistike thonë se shkak për vjeljen më të dobët të taksës është mungesa e inspektorëve turistik vendor, përkundër faktit se është shtuar numri i pikave turistike për regjistrimin e turistëve.

“Ne e kemi theksuar disa herë që nuk jemi të kënaqur. Për këtë kanë ndikuar shumë faktorë. Këtë vit nuk ka funksionuar inspeksioni turistik i vetëqeverisjes lokale dhe nëse e krahasojmë këtë me vitin 2019 që ka qenë rekord, jemi në nivelin 55 për qind, këto janë të dhënat deri në tetor. Krahasuar me rekordin prej dy milionë fjetjeve dy vite më pare, në vitin 2021 u realizuan 60% .”, thotë menaxherja për promovim dhe brendim të turiazmit, Zana Sarvan.

Ashtu si edhe në qytetet e tjera, për shkak të masave epidemiologjike, as në Ulqin nuk do të ketë pritje të organizuar të Vitit të Ri. Nga OT thonë se më herët në bisedat me hotelierët është vënë re vullneti për të organizuar diçka, por gjithsesi i pamjaftueshëm. Për momentin janë planifikuar vetëm ngjarje për më të rinjtë.

 

“Masat janë ato që janë, shikoni çfarë po ndodh me qytetet e tjera që kanë vendosur të organizojnë pritje. Ne u përpoqëm të organizonim pritje të Vitit të Ri në ambiente të hapura për disa vite, por nuk mund të themi se ishte e suksesshme duke parë numrin e të ftuarve që ishin në ato ngjarje. Jo vetëm ne si organizatë turistike por as vetëqeverisje locale nuk mund të flasim për organizime të tilla pa pasur interesm nga afarisët. Nëse nuk kemi asnjë hotel që është i hapur, atëherë është e vështirë të flasim për këtë, por do të ketë disa evente, të paktën për më të rinjtë tanë.”, thotë Sarvan.

 

Hera e fundit kur u organizua një pritje në ambiente të hapura për festat e fundvitit në Ulqin ishte viti 2018. Nëse bashkëqytetarët tanë vendosin ta festojnë Vitin e Ri diku jashtë, sipas masave të vlefshme, do të duhet të shkojnë diku  jashtë vendit.

  • 1

    Radio