Aktuale Më shumë

Operacioni “Fani”: Arrestohet D.L. për trafikim qeniesh njerëzore

Prej tvteuta07:52, 12 Mars 2023

Oficerët e Drejtorisë së Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Bijelo Polje, duke marrë masa dhe veprime për zbulimin dhe ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, kanë realizuar operacionin e koduar “Fani” dhe kanë thyer zinxhirin e trafikimit të qenieve njerëzore përmes shfrytëzimit seksual, njoftoi administrata.

“Për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe veprën penale të ndërmjetësimit në prostitucion, D.L.(48) nga Bijelo Polje është privuar nga liria, ndërsa A.M.(23), shtetas i Republikës së Serbisë është në kërkim për të njëjtat vepra penale”, thuhet në njoftim.

Siç shtojnë ata, dyshohet se këta persona kanë kryer veprat e lartpërmendura kriminale në atë mënyrë që me punën e tyre në një objekt hoteliere, duke shfrytëzuar rrethana të vështira, kanë mashtruar dhe shfrytëzuar seksualisht katër shtetas të huaj.

I dyshuari D.L. është dërguar në prokurori të shtetit për kompetencë të mëtutjeshme, ndërsa për A.M. është në kërkim.

  • 1

    Radio