Rajoni/Bota Më shumë

OBSH po monitoron një variant të ri të COVID-19, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi

Prej tvteuta18:05, 1 Shtator 2021

 

Një variant i ri i coronavirusit, i njohur si Mu, ka zgjuar interesimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Mu, ose B.1.621, u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe rastet janë regjistruar në Amerikën e Jugut si dhe në Evropë.

Broshura javore e OBSH-së mbi pandeminë tha se varianti ka mutacione që sugjerojnë se mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave, siç ishte rasti me variantin Beta, por se do të duheshin më shumë studime për ta shqyrtuar këtë më tej.

“Që nga identifikimi i tij i parë në Kolumbi në janar të vitit 2021, ka pasur disa raporte sporadike të rasteve të variantit Mu dhe disa shpërthime më të mëdha janë raportuar nga vende të tjera në Amerikën e Jugut dhe në Evropë”, thuhet në njoftimin e OBSH-së.

OBSH-së tha se do të monitorohet epidemiologjia e variantit Mu në Amerikën e Jugut, veçanërisht me bashkë-qarkullimin e variantit Delta.

  • 1

    Radio