Aktuale Më shumë

Objektet në Valdanos nuk janë më pronë e Ushtrisë

Prej tvteuta18:58, 18 Nëntor 2021

Në seancën e djeshme të Qeverisë së Malit të Zi , është pranuar Propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për kalimin e pronës së paluajtshme në ish pushimoren ushtarake në “Valdanos” në pronësi të Drejtorisë për Kadastër dhe Pronë Shtetërore, deri sa ky lokalitet të përdoret për qëllimet e parashikuara, në përputhje me dokumentacionin e vlefshëm të planifikimit. “Deri më tani Ministria e Mbrojtjes ka menaxhuar këtë zonë, në mënyrën e sigurimit të pasurisë së paluajtshme dhe për të parandaluar prishjen e objekteve që ndodhen aty. Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi kanë marrë pjesë në aksionet e pastrimit të ullinjve dhe rrugëve hyrëse që ndodhen brenda kësaj pushimoreje”, thuhet në dokumentin e Qeverisë.

  • 1

    Radio