Aktuale Më shumë

Nxënësit e sotëm: Mjeshtra me telefona….probleme me kompjuterët personal

Prej tvteuta18:26, 24 Shkurt 2023

Ditët kur teknologjia informative ishte e kufizuar për një pjesë të vogë të elitës, kryesisht të punësuar në zhvillimin e saj, ose të pasur sa duhet, kanë kohë që kanë përfunduar.

Ka më shumë se dy dekada që kompjuterët personal janë bërë pjesë e pandashme e çdo zyre apo amvisërie. Në momentet kur dukej se këto pajisje edhe për shumë kohë do të jenë pjesë e punës dhe zbavitjes së njerëzve, ndodhi fenomeni i smartphone-ve. Ose thënë më mirë, kompjuterëve personal që mund të mbahen në xhep. Ato tashmë kanë zevendësuar në masë të madhe përdorimin e kompjuterëve personal, kjo edhe për faktin se të rinjtë e sotëm janë të prirur kryesisht  drejt përdorimit të rrjeteve sociale.

Ky lehtësim në qasjen ndaj kësaj teknologjie ka anë pozitive, por edhe koston e vet, sidomos për gjeneratat e reja që ende ndodhen në bankat e shkollës.

Naseri Halili, mësimdhënës i informatikës në shkollën e mesme “Vëllazërim Bashkimi”, thotë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë informative e ka bërë të vështirë qëndrimin në hap me të, por ata bëjnë maksimumin që tek nxënësit të përcjellin njohurit më të vyeshme. Ai shton se kjo lëndë është e obligueshme vetëm në vit të parë, plan-programi i të cilit është i vjetër dhe ka nevojë për ndryshime, ndërsa për arritjen e njohurive më të thella, nxënësit do të kenë nevojë që këtë lëndë ta zgjedhin edhe në vitet e tjera.

Nxënësit normalisht kanë qëndrimet  dhe nevojat e tyre. Shpeshherë ato nuk shkojnë në përputhje me kurrikulimin e as me situatën reale. Përdorimi i telefonave të mençur për ta është prioritet. Njohuritë në përdorimin e kompjuterëve personal nuk janë inkezistente, por sa janë ata të vetëdijshëm për nevojën e përmirësimit të këtyre njohurive, është pikëpyetje e madhe.

Albinora Kovaçeviq, nxënëse e vitit të parë në këtë shkollë, thotë se të rinjtë sot më shumë përdorin telefonin se kompjuterin personal, por edhe ky i fundit ka përparësitë e veta, kryesisht kur dueht të përdorin programet si Word, Powerpoint ose ndonjë tjetër.

Arian Bejta, po ashtu nxënës i kësaj shkolle, thotë se disa nga nxënësit vijnë në gjimnaz më të përgatitur se të tjerët, në varësi të përvojës së mëparshme në punën me kompjuterët personal dhe aplikacionet e caktuara, çka i’u bën atyre më të lehtë procesin e mësimit. Sipas tij, njohuritë që marrin në shkollë  janë të mjaftueshme.

Me qasje kaq të lehtë ndaj kompjuterëve personal, nevoja e nxënësve për të mësuar në shkollë për ta do të duhej të ishte më e vogël, por realiteti është ndryshe. Në krahasim me periudhën para dy dekadave, ata do të duhej të shumë më të avancuar, por a është kjo e vërtetë?

Halili thotë se fatkqësisht situata është krejt ndryshe. Nxënësit e sotëm janë shumë  të avancuar në përdorimin e smartphone-ëve se , por jo edhe kompjuterëve personal dhe aplikacioneve që përdoren nga këta të fundit. Problem thotë ai paraqet edhe vetëbesimi i tepruar i nxënësve lidhur me njohuritë që kanë për përdorimin e kompjuterit, pasi kur vjen puna në praktikë rezultatet janë zhgënjyese. Ai shpreh shqetësimin se në të ardhmen do të kemi gjenerata të të rinjëve që do të kenë probleme të theksuara në shfrytëzimin e teknologjisë informative në punë dhe jetën e përditëshme.

 

  • 1

    Radio