Nuk priten probleme në furnizmin me ujë gjatë sezonit
Prej tvteuta17:55, 4 Korrik 2023
Ulqini tashmë ka hyrë në pikun e sezonit turistik, çka e tregojnë edhe tollovitë në rrugët e qytetit dhe nëpër plazhe. Kjo sjell edhe vështirësi në funksionimin e shërbimeve komunale, ku ai më vitali dhe më kryesori është furnizimi me ujë. Në ndërmarrjen “Ujësjellës-kanalizime” thonë se gjatë pranverës kanë marrë masat e duhura që të mos ketë probleme, edhe pse surprizat nuk mund të evitohen.
Drejtori, Ajet Zaga, siguron se përgatitjet e kryera gjatë pranverës janë garant që gjatë sezonit furnizmi do të jetë i rregullt.
Përgatitjet mund të bëhen me kohë, por gjithmonë ka të papritura, si vitin e kaluar kur Qyteti i Vjetër me javë nuk kishte furnizim të rregullt. Në “Ujësjellës-kanalizime” besojnë se këtë vit nuk do të ketë probleme të tilla.
Sa i përket gjendjes në burimet me të cilët furnizohet ujësjellësi, Zaga thotë se ajo është e mirë, ndërsa nga Ujësjellësi Rajonal vazhdojnë të marrin sasi të njëjta të cilat janë të dakorduara me kontratë.
Në fillim të vjeshtës do të vazhdojnë punimet në projektin e kanalizimit për pesë zonat e qytetit, si dhe në rindërtimin e plot të ujësjellsit. Përfundimi i tyre është vonuar tej mase, por të paktën realizimi i plotë do të sjellë perspektivë shumë më të mirë për investime në qytetin tonë.