Aktuale Më shumë

Nuk do të ketë shtyrje të pushimit veror

Prej tvteuta17:45, 28 Korrik 2023

Pushimi veror nuk do të shtyhet përkundër propozimeve të kryeministrit në detyrë  Dritan Abazoviq dhe ministrit të Financave Aleksandar Damjanoviq që i njëjti të zgjatet për një javë.

Ministri i Arsimit, Miomir Vojinoviq, ka sjellë Kalendarin shkollor për vitin 2023/2024, sipas të cilit viti shkollor fillon më 4 shtator të këtij viti dhe përfundon më 14 qershor të vitit të ardhshëm. Sipas atij dokumenti, pushimet dimërore do të fillojnë më 1 janar dhe do të përfundojnë më 21 janar 2024, ndërsa dita e fundit shkollore për nxënësit e klasave të fundit të shkollës fillore dhe të mesme është 17 maji.

Sipas kalendarit, pushimet verore do të zgjasin nga data 17 qershor deri më 31 gusht 2024. Në seancën e Qeverisë dy ditë më parë u propozua që nxënësit të nisin shkollën më 11 shtator dhe të ndryshohet data e pushimeve dimërore. Abazoviq në seancën e Qeverisë për turizmin dy ditë më parë ka propozuar ndryshimin e datës së pushimeve dimërore, ndërsa Damjanoviq për një javë shtyrjen e fillimit të planifikuar të vitit të ardhshëm shkollor. Vojinoviq tha se departamenti do ta shqyrtojë seriozisht propozimin.

  • 1

    Radio