Aktuale Më shumë

Një peshkatar është zhdukur në det pranë Valdanosit

Prej tvteuta19:26, 18 Dhjetor 2021

Qendra Operative Detare ka marrë informacion mbrëmë në orën 19 e 15 min, se një peshkatar ka dalë në det në mbrëmje në gjirin e Kruçës afër Ulqinit të vjetër dhe se familja ka humbur çdo kontakt me të. Siç njoftuan ata, u konstatua se bëhet fjalë për një person të moshuar, i cili drejtonte një barkë të vogël tre metra.

Kushtet e motit nuk ishin të favorshme, sepse frynte një erë e fortë nga verilindja, e cila herë pas here arrinte deri në 40 nyje.

Operatorët  u përpoqën menjëherë të zbulonin një varkë të vogël nëpërmjet sistemit të radarit VTMIS, por asnjë objektiv   nuk ishte i dukshëm. Në të njëjtën kohë ka lundruar menjëherë skafi i shpëtimit SAR-5 me ekipet e shpëtimit dhe një pjesëtar të Sektorit të Policisë Kufitare të Tivarit.

Vetë kërkimet janë bërë nga Gjiri i Utjehës deri në Gjirin e Valdanosit me kamera termale dhe dylbi nate, por për shkak të kushteve shumë të këqija atmosferike aksioni është ndërprerë rreth orës 22:00. Paralelisht me aksionin e SAR-it, është kontaktuar edhe Ministria e Brendshme e Tivarit.

Po ashtu, në aksionin e koordinuar janë përfshirë edhe Ministria e Brendshme  Podgoricë, ku janë ndërmarrë aktivitete për angazhimin e helikopterëve FRONTEX nga Italia, i cili deri më tani nuk ka arritur të ngrihet për shkak të goditjeve të forta të erës veriore.

“Sot në orët e para të mëngjesit, me gjithë fuqizimin e erës veriore, kërkimet për peshkatarin e zhdukur kanë vazhduar, ku është bërë zhytja në pjesën shkëmbore lindore të Gjirit të Kruçës, pas marrjes së të dhënave nga stacionet bazë të operatorëve celularë”, shtuan ata.

Mirëpo, siç thonë ata, pas gati dy orësh zhytje në një thellësi 10-15 metra, kërkimet nuk kanë mundur të vazhdojnë për shkak të turbullirës së jashtëzakonshme të ujit të detit për shkak të ndikimit të dallgëve  të mëdha dhe rrymave detare

  • 1

    Radio