Nisja e besimtarëve nga Ulqini për në Haxh
Prej tvteuta18:26, 20 Qershor 2023
Besimtarët musliman nga Mali i Zi, gjithsejt 215, sot janë nisur për në qytetet e shenjët të Mekës dhe Medinës, në ritualin tradicional të haxhit. Nga Ulqini në haxh do të udhëtojnë 36 besimtarë .
Besimtarët nga Mali i Zi do të udhëtojnë së bashku me ato të Shqipërisë dhe nisja do të bëhet nga aeroporti i Tiranës.
Besimtarët me dt 06 korrik do të kthehen për në Ulqin.
Besimtarët solemnisht u përcillen nga familjarët e tyre nga Stacioni I autobusëve në Ulqin.