Aktuale Më shumë

Nimanbegu takohet me Kalkavan

Prej tvteuta08:43, 19 Maj 2023

Në zyrën e Forcës së Re Demokratike kryetari dhe deputeti Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë pati kënaqësi të mirëpres në vizitë ambasadorin turk z. Barış  Kalkavan.

Kryetari Nimanbegu falënderoj ambasadorin z.  Barış  Kalkavan për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të Forcës së Re Demokratike dhe Ambasadës së Turqisë në Mal të Zi, si dhe Malit të Zi me Republikën e Turqisë.

Në takimin me ambasadorin z.  Barış  Kalkavan është diskutuar për zhvillimin ekonomik (turizëm, energjetike dhe tregti), për bashkëpunimin lidhur me spitalet, shkollimin dhe monumentet kulturoro-historike. Në veçanti u fol edhe për restaurimin e beledies dhe Shtëpisë së Pashës.

Ndër të tjera është përshëndetur themelimi i Odës Ekonomike Mali i Zi – Turqi, si një hap i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.

Në takim të pranishëm ishin të pranishëm AbdullahNimanbegu shef i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, i cili mori pjesë në shpëtimin e jetëve gjatë tërmetit tragjik në Turqi.

Në takim me ambasadorin z. Barış  Kalkavan ishin të pranishëm studentet që kanë përfunduar studimet ne Turqi, që pas përfundimit të studimeve u kthyen të kontribuojnë në vendlindjen e vet.

  • 1

    Radio