Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Gëzimi i termetit ishte djali Ahmet që shpëtoj

Prej tvteuta13:43, 15 Shkurt 2023

Ekipi i kërkim shpëtimit nga Mali i Zi i cili ishte në Turqi për të ndihmuar pas termetit ishte përbërë edhe nga anëtarë të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Abdullah Nimanbegu dhe Nikolla Radulloviq.

Nimanbegu i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” foli për situatën në vendngjarje e cila sipas tij ishte shumë e vështirë. Ekipi i Malit të Zi edhe për kundër vullnetit të mirë nga ana teknike nuk ishin shumë të përgaditur për shkak të mungesës së makinerisë. Vështirësi të shumta kanë hasur në teren, shumë trupa të pa jetë kanë nxjerrë nga rrënojat, por gëzim i madh ishte kur nxorrën një djalë tre vjeçar nga rrënojat të quajtur Ahmed. Për të depërtuar deri tek vogëlushi kanë punuar mbi tetë orë, në kushte shumë të vështira.

  • 1

    Radio