Sociale Më shumë

Nimanbegu: Uroj që në sofrat e të gjithë besimtarëve të mbizotërojë begatia, paqja dhe mirësia

Prej tvteuta14:22, 27 Qershor 2023

Të dashur motra dhe vëllezër,
Të nderuar besimtare dhe besimtarë,

Kam  nderin dhe kënaqësinë që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht, të gjithë besimtarët e besimit Islam – gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Gjendemi në ditën e parë të Kurban Bajramit që simbolizon sakrificën dhe përulësinë ndaj Zotit, kurse besimtarët shprehin bindjen dhe devotshmërinë e tyre me therjen e kurbanit dhe duke u solidarizuar me të afërmit e të pamundurit.

Andaj,  uroj që në sofrat e të gjithë besimtarëve të mbizotërojë begatia, paqja dhe mirësia, si dhe kujdesi i veçantë ndaj nevojtareve.

Me fat e më gëzime festa e Kurban Bajramit!

Me respekt,

Kryetar
Genci Nimanbegu

  • 1

    Radio