Politikë Më shumë

New York : Mali i Zi, shembull për rajonin

Prej tvteuta13:25, 1 Tetor 2015

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili merr pjesë në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka qenë në pritje tek presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun. “Mali i Zi është vend që mund të jetë shembull në rajon, si me reforma të arritura, ashtu edhe me lidership në proceset integruese”, ka kumtuar Ban Ki Mun, pas takimit zyrtar. Ai thotë se respekton rolin aktiv të Malit të Zi në kuadër të bashkëpunimit rajonal, kurse është i kënaqur edhe me kushtet në të cilat punojnë agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Mal të Zi. Nga kabineti i Vujanoviqit është kumtuar se ai dje ka marrë pjesë në samitin e liderëve mbi ekstremizmin e dhunshëm që e ka hapur Obama, i cili është mikpritës i samitiat.

  • 1

    Radio