Sporti Më shumë

Nesër turne në hendboll për femra

Prej tvteuta12:45, 31 Mars 2017

Me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit, të shtunën me 1 prill do të zhvillohet turneu ndërkombëtar i hendbollit organizuar nga klubi i hendbollit të femrave “Ulqini”.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 09:00 në sallën e shkollës fillore “Marshall Tito”. Në turneun e hendbollit do të marrin pjesë vajzat lindur në vitin 2002 ose më vonë, kurse pritet pjesmarrja e klubeve të hendbollit për femra “Katarina”  nga Mostari, “Çair” nga Shkupi, “Podgorica 2013” nga Podgorica dhe skuadra vendase “Ulqini”.

  • 1

    Radio