Aktuale Më shumë

Nëse buxheti bie, bie edhe qeveria

Prej tvteuta15:13, 19 Dhjetor 2021

Buxheti është një test i madh për shumicën parlamentare dhe nëse nuk kalohet, atëherë duhet ta shohim të vërtetën në sy dhe të themi se kjo shumicë parlamentare nuk ekziston, tha zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq.

Në një intervistë për Vijesti, ai tha se të gjithë do të dëshironin që paga mesatare në Mal të Zi të ishte një mijë euro, dhe ajo minimale 800, por kjo nuk është reale për momentin dhe të shihen tentativa për të “masakruar” buxhetin dhe më pas ti vendosen pranga qeverisë dhe të mos mund të realizohen as ato që janë të pranueshme.

Zëvendëskryeministri thenkson se URA nuk do të mbështesë mocionin e mosbesimit të DPS ndaj qeverisë, të lajmëruar për më 3 janar.

Ai nuk sheh asgjë të paligjshme në nismën e paralajmëruar të Frontit Demokratik (DF), por beson se procesi i ri zgjedhor do të humbasë vetëm shtatë, tetë muaj, ndoshta edhe një vit.

“Nuk jam i sigurt se ky është një qëndrim shumë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, por them dhe mbetem i mendimit që nëse nuk ka zgjidhje tjetër zgjedhjet janë zgjidhje e pastër, duhet t’ua kthejmë mandatin qytetarëve. Në fund, çfarë do të bëjnë mandatet tona nëse nuk mund të zbatojmë ndryshime”, tha Abazoviq.

Abazoviq theksoi gjithashtu se mbetet me qëndrimin e deklaruar më parë se pret surpriza nga Uashingtoni, të cilat do të ndikojnë në përfundimin e krizës politike në Mal të Zi.

  • 1

    Radio