Politikë Më shumë

NËNSHKRUHET MARRËVESHTJA

Prej tvteuta21:08, 26 Prill 2016

Partia Socialdemokrate, Demos-i dhe URA sot e kanë nënshkruar Marrëveshtjen  mbi formimin e kushteve per  zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilën e kanë dakorduar me Qeverinë. Marrëveshtjen e kanë nënshkruar lideri i Demos-it dhe URA-s Miodrag Lekiq dhe Zharko Rakceviq, si dhe nënkryetarja e SDP-së Mirell Radiq Lubisavleviq. Gjatë ditës së sotme marrëveshtjen e kanë nënshkruar edhe partitë shqiptare dhe partia boshnjake, kurse në orët e mbrëmjes marrëveshtjen e ka nënshkruarë edhe kryeministri Millo Gjukanoviq. Gjatë një konference për media lideri i URA-s Zharko Rakceviq  ka deklaruar se marrëveshtja është kapital i të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Ai tha se sot janë nënshkruar  tre dokumente, teksti i harmonizuar mbi lex specialis, Marrëveshtja mbi zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe deklarata me te cilën SNP, Demos dhe URA  obligohen se nuk do te hyjnë në koalicion me PDS-ne as para, as pas zgjedhjeve.

  • 1

    Radio