Sociale Më shumë

Në Ulqin gjendja epidemiologjike stabile

Prej tvteuta12:10, 8 Korrik 2021

Në Shtëpinë e Shëndetit të Ulqinit mund të kryhet testimi PCR për turistët të cilët dëshirojnë të kthehen në vendin e vet, rekomandojnë nga Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi. Gjendja epidemiologjike në Ulqin është stabile dhe për momentin nuk ka raste të reja të infektimit, thotë për Tv Teuta drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor, dr. Sadije Hollaj, duke i demantuar kështu publikimet nëpër portale të ndryshme të cilat kanë krijuar panikë tek qytetarët.

Ju njoftojmë se kjo është vetëm një procedurë e rregullt për të gjithë mysafirët që pushojnë në qytetin tonë.

  • 1

    Radio