Qytetarët e Podgoricës sot votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale

Prej tvteuta14:37, 29 Shtator 2024

Qytetarët e Podgoricës sot votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ndërsa vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Të drejtë vote në kryeqytet kanë 145.724 votues dhe në zgjedhje do të marrin pjesë 13 lista.

Në garë zgjedhore janë koalicioni i Lëvizjes Evropa Tani dhe Mali i Zi Demokratik, si dhe koalicioni “Për të ardhmen e Podgoricës”, i cili përbëhet nga Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike, Partia Popullore Socialiste, Mali i Zi i Bashkuar, Partia e Punëtorëve, Mali i Zi i Lirë dhe Mali i Zi i Vërtetë.

Në zgjedhje merr pjesë edhe koalicioni “Për një Podgoricë më të mirë Jakov Millatoviq” i cili përbëhet nga Lëvizja për Podgoricë, Lëvizja Qytetare URA dhe Lëvizja për Ndryshime, pastaj Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake.

Partia e Progresit Evropian, Bashkimi Evropian, i cili përbëhet nga Social Demokratët, Partia Socialdemokrate dhe Partia Liberale, pastaj Lëvizja Kthesë, Lëvizja Përpara, Lista e Podgoricës, Veprimi Qytetar Malazez, Partia Evropiane malazeze dhe Lëvizja e Qiramarrësve të Podgoricës do të luftojë për një vend në parlamentin lokal.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Kryeqytetit, Vladimir Filipoviq, thotë për TVMZ se anëtarët e KQZ-së kanë vizituar qendrat e votimit dhe u kanë shpjeguar anëtarëve të këshillit të votimit se duhet të lejohen votuesit që kanë dokument të vlefshëm dhe janë të regjistruar në listën e votuesve për të kryer votimin e tyre.

 

  • 1

    Radio