Mjetet likuide të bankave në fund të korrikut ishin 1.48 miliardë euro

Prej tvteuta14:46, 29 Shtator 2024

Mjetet likuide të bankave në fund të korrikut arritën në 1.48 miliardë euro, që është 9.23 për qind më shumë se në qershor.

Mjetet likuide të bankave në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ishin 16.71 për qind më të ulëta. Koeficientët e likuiditetit për sistemin bankar në tërësi, në nivel ditor dhe dekadal, ishin mbi minimumet e përcaktuara.

Totali i bilancit të bankave në fund të korrikut arriti në 6.84 miliardë euro dhe shënoi një rritje prej 1.96 për qind në raport me muajin qershor, ndërsa në nivel vjetor u forcua me 2.79 për qind.

Në strukturën e aktiveve të bankave, në fund të muajit korrik peshën dominuese prej 65,01 për qind e zënë kredia, e ndjekur nga letrat me vlerë me 18,11 për qind dhe llogaritë e parave dhe depozitave pranë bankave qendrore me 13,63 për qind, ndërsa 3,25 për qind lidhet me aktivet e mbetura.

Në strukturën e detyrimeve, peshën dominuese prej 81.15 përqind e shënuan depozitat, pasuar nga kapitali me 12.48 përqind, kreditë me 3.3 përqind, ndërsa strukturat e tjera zënë 3.07 përqind të gjithsej detyrimeve.

Kapitali i përgjithshëm i bankave në fund të korrikut arriti në 853.77 milionë euro dhe shënoi rritje mujore prej 2.33 për qind, dhe rritje vjetore prej 10.55 për qind.

  • 1

    Radio