Aktuale Më shumë

Në tregti nuk respektohet orari i punëtorëve. Drejtoria e Inspeksioneve paralajmëron punëdhënësit

Prej tvteuta17:05, 4 Mars 2023

Drejtoria për Inspeksione ka apeluar tek punëdhënësit që të respektojnë Ligjin e Punës. Nga ky organ thonë se në tre muajt e fundit kanë kryer kontrolle më intensiv të respektimit të këtij ligji, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me punën me orar të plotë – 40 orë në javë.

“Në përgjithësi, punëdhënësit, veçanërisht në tregti, nuk i kanë respektuar dispozitat e lartpërmendura, për këtë arsye Inspektorati i Punës ka shqiptuar masa administrative dhe veprime ndaj tyre për kundërvajtjet e kryera.” thuhet në njoftim.

Drejtoria thotë se “funksionimi efikas” i këtij institucioni ka sjellë rritje të respektimit të të drejtave të punëtorëve në drejtim të uljes së numrit të orëve të punës gjatë javës nga punëdhënës të caktuar. “U bëjmë thirrje atyre punëdhënësve që nuk e kanë bërë deri më tani, që të harmonizojnë orarin e punës së punëtorëve sipas dispozitave të Ligjit të Punës, pasi inspeksionet do të vazhdojnë të forcojnë kontrollet, si për respektimin e orarit të punës, ashtu edhe për të drejtat e tjera ë përfshin ky ligj”, përfundon njoftimi.

  • 1

    Radio