Rajoni/Bota Më shumë

Në Shqipëri mbërrijnë edhe 37 afganë

Prej tvteuta17:47, 2 Shtator 2021

Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë edhe 37 shtetas afganë, u priten nga struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore të cilat ishin në gatishmëri.

Deri më tani janë 644 qytetarë afganë të cilët kanë arritur në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka njoftuar se ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në strukturat hoteliere në bregdet.

Disa ditë më parë mbërritën dy avionë të tjerë me shtetas afganë në Shqipëri.

Qëndrimi i tyre në Shqipëri është i përkohshëm, , Shqipëria do të strehojë 4000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • 1

    Radio