Aktuale Më shumë

Në SHBA pritet miratimii i ligjit për regjim të vizave

Prej tvteuta10:45, 18 Dhjetor 2015

Përpara pushimeve të fund vitit, presidenti amerikan pritet që të merret edhe me një projekt-ligj që ka të bëjë me kufizimet për qytetarët që duan t’i vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Një projekt-ligj që ka kaluar në Dhomën e përfaqësuesve e që pritet ta marr miratimin përfundimtar këtë javë, ka të bëjë me kufizimet që SHBA ka vendosur për qytetarët që e kanë vizituar Sirinë, Iranin, Irakun e Sudanin në pesë vitet e fundit.

Qytetarët të cilët vijnë nga 38 shtetet, të cilët deri më tani nuk kanë pasë nevojë të aplikojnë për vizë amerikane e të cilët në pesë vitet e fundit kanë qenë në këto vende me elemente terroriste, para se të hyjnë në territorin amerikan, duhet të pajisen me vizë. Projekt-ligji që pritet të kaloj gjatë kësaj jave specifikon që shtetet që janë pjesë e programit pa viza për SHBA, duhet të bashkëpunojnë me autoritetet amerikane në lidhje me personat e dyshuar për terrorizëm. Presidenti Obama ka premtuar se do ta nënshkruaj këtë ligj i cili është frymëzuar nga sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris.

  • 1

    Radio