Në plan hapja e urgjencës në Tuz

Prej tvteuta18:41, 23 Korrik 2021

Kryetari i Komunës së Tuzit Z. Nik Gjeloshaj, priti në takim, drejtorin e Urgjencës së Podgoricës Z. Vuk Nikoviq si dhe mjekun Z. Behar Axhoviq, ku ranë dakord për hapat që do të ndërmerren për hapjen e urgjencës në Komunën e Tuzit.

Kryetari Gjeloshaj shprehu gatishmëri për bashkëpunim duke theksuar që hapja e urgjencës do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për qytetarët e komunës së Tuzit si dhe do të ofrojë kushte më të mira pune për stafin mjekësor.

Kurse drejtori Nikoviq tha se hapja e urgjencës në komunën e Tuzit përmirëson ndjeshëm infrastrukturën shëndetësore.

  • 1

    Radio