Sociale Më shumë

Në Mal të Zi deri tani janë vakcinuar 3694 persona

Prej tvteuta18:32, 13 Mars 2021

Deri më tani në Mal të Zi, 3,694 persona, ose 0,6 përqind e popullsisë, janë vaksinuar kundër koronavirusit n, sipas faqes së internetit covidodgovor.me.

Vaksinimi kundër koronavirusit në Malin e Zi filloi në 20 shkurt dhe personi i parë që mori vaksinën ruse, të prodhuar nga Sputnik, ishte një përdorues i Shtëpisë për të Moshuar në Risan. Dozat e para të vaksinave kundër Covid 19 arritën në Malin e Zi në mes të shkurtit, kur delegacioni qeveritar mori një kontigjent prej 2,000 dozash të vaksinave Sputnik V në aeroportin e Podgoricës, të cilat Serbia i dhuroi Malit të Zi. Pas kësaj, mbërritën edhe 30 mijë doza të  vaksinës kineze Sinofarm. Më 7 mars, arriti dërgesa e dytë e pesë mijë vaksinave të tjera ruse nga një total prej 50 mijë dozash të rëna dakord me këtë prodhues.

Sipas qeverisë, Mali i Zi po punon në zgjerimin e kontratës për 200,000 vaksina të tjera ruse. Negociatat janë duke u zhvilluar edhe për blerjen e mbi 200,000 doza të vakcinës Sinofarm , 150,000 të vaksinave Pfizer, si dhe 84,000 doza të Astra Zeneca.

 

B.Çoba

  • 1

    Radio