Në kuadër të programit “Media for all” u mbajt takimi rajonal për mbështetjen e femrave në media

Prej tvteuta13:42, 24 Dhjetor 2021

Në Podgoricë më 16 dhjetor 2021, në kuadër të programit Media for all, në të cilin bashkëpunojnë partnerët nga British Council, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC, u  bajt takimi rajonal me mentore dhe gazetare nga  Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat diskutuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të rrjeteve të mbështetjes se femrave në media në të gjitha vendet e rajonit.

Disa nga mesazhet janë se problemet e dhunës me bazë gjinore dhe diskriminimit në media dhe shoqëri janë të pranishme në të gjashtë vendet dhe përfaqësojnë sfida të përbashkëta dhe gjithnjë e më komplekse. Rrjetëzimi sjell potencial për ndryshime afatgjata dhe hap një hapësirë ​​të re për solidaritet dhe mbështetje. Funksionimi i rrjeteve në hapësirën publike sjell edhe qasje të reja në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen gazetarët.

Aktualisht, rrjetet e gazetareve funksionojnë vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi. Pjesëmarrëset nga Mali i Zi I kanë njohur sfidat në krijimin e rrjeteve në kontekstin e vetëdijes së pamjaftueshme gjinore të qytetarëve, por edhe rëndësinë e madhe të rrjetëzimit dhe solidaritetit në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ky është takimi i parë në kuadër të programit Media for all I cili trajton rëndësinë dhe potencialin afatgjatë të rrjetëzimit profesional dhe këto diskutime do të vazhdojnë si pjesë e aktiviteteve të M4A mbi temën Gjinia dhe Media.

Më poshtë mund të shikoni linkun me një video të shkurtër nga eventi https://youtu.be/haBH2CK89Jo

  • 1

    Radio